“M’përqafo sikur t’jetë hera e fundit që e ban”

7 Dhjetor, 2020 - 7:25 pm

Poezi nga Kaltrina Jashari

M’përqafo,

Sikur edhe t’jetë hera e fundit që e ban.

M’përqafo

Edhe nëse pasojat e saj do t’jenë ma të mdhaja se malli për ty

M’përqafo

Pa za, pa mendime e pa llogaritje që veç ti din me i ba para se me dhuru dashni

M’përqafo

Aq shumë sa do t’fillojnë pjesët e trupit t’ndjejnë dhimbje

M’përqafo

Nuk du me ni se a do qëndrosh apo do bëhesh hije

Zaten ma asht ba nisoj për shpirtin tem

Nuk du hiç me t’pa tu mu ul’ n’dy guj e tu m’thanë që t’paskam mungu e që je pendu

M’përqafo

E lej ndjenjat le t’flasin vet

Mos m’thuj ku ke qenë tanë këtë kohë,

Mos m’thuj se a je tretë në gjirin e tjetër kujt

Mos m’thuj fjalt’ e kujt t’kanë ba me andrru e me i mshel’ sytë

Mos m’thuj asgja,

Asnjë fjalë nuk mundet me fol’ ma shumë se ky perqafim. / KultPlus.com

Të ngjajshme