25 Korrik, 2022 - 11:45 pm
Poezi nga Xhabir Tabaku
më erdhe ndërmend,
m’u fure në gjoks – në rranzë
të shpirtit vyshkun mallit
e derdhe lot.
lot të njelmët nga thellësi’
e natës së detit.
dashnorë mbetëm përgjithmonë;
dashnorë të ndarë.
-nganjëherë, të harroj në zemër
e s’kujtohem. / KultPlus.com