Mungesa

14 Shkurt, 2019 - 9:00 pm

Nga Nazim Hikmet

Mungesa lëkundet në ajër,
dhe si një çekiç hekuri,
godet fytyrën time
dhe habitem.

Unë ik, mungesa më ndjek,
nuk mund t’i shpëtoj,
këmbët më thyen.

Mungesa nuk është as koha, as rruga.
Mungesa është një urë midis nesh
e hollë si një fije floku, e mprehtë si një shpatë.

Mungesa është një urë midis nesh,
edhe kur përballë njëri-tjetrit,
gjunjët tanë preken.

Të ngjajshme