Muri im ka veshur këmishë

20 Shtator, 2018 - 1:00 pm

Poezi nga Valdete Antoni.

Ngjitur me shtratin kam murin tim
e bardha i është fshirë vende vende
diku janë format e trupit
diku vizatimet e mendjes

Jam ngjeshur tek muri gjithë natën
e kapja me thonj si mace
nëpër gjumë i thoja
kam frikë
ai më lëpinte faqet

Ti murin tim nuk e njeh
s’ke për ta parë ndonjëherë
po nuk mund ta mbaj të fshehtë
Ai e mori këmishën tënde natën./ KultPlus.com

Të ngjajshme