“Nanë, sonte krejt pjesët e shpirtit e thrrasin emrin tënd”

12 Tetor, 2020 - 9:23 pm

Shkruan Rina Vuçetaj

Nanë,

sonte krejt pjesët e shpirtit

e thrrasin emrin tënd,

deri në dhimbje.

Krejt plagët e hapura,

ëndrrat e harruara,

rrugët e lëna për gjysmë

buzëqeshjet,

kujtimet e përqafimeve…

Sonte,

flet malli

me gjuhën e lotëve.

Sonte,

krejt pjesët e shpirtit

e thërrasin emrin tënd./ KultPlus.com

Të ngjajshme