Nanës

18 Gusht, 2018 - 11:30 pm

Poezi nga Burim Ramadani.

Kur nji ditë nuk do t’jam
As ti mos qofsh
Jo për mu
Po, për ty
Dhimbjen s’mundesh me përballu

Kur nji ditë t’ngjitna nalt’
Qofsh duke m’pritë
Jo për ty Po, për mu
Rrugën gjithnji ma ke ndritë

Kur nji ditë do t’gëzohna
Qofshim ngat’
Edhe për ty Edhe për mu
E kemi shpirtin bashkë./ KultPlus.com

Të ngjajshme