23 Janar, 2020 - 6:12 pm
Poezi nga Flamur Maloku.
Me fjalë të mëdhaja m’i zgjate krahët,
më përkunde gëzueshëm,
ma rrite shtatin e më dhe dashní.
Nânë,
arra qi mbolle për mue n’borr
Tani zê hijen tonë gjatësisht
Ajo ruen gjethin e lumtunisë
Frymën tânde, n’gjoksin tim.
Nânë,
nji dua me ta thânë qi kurrë nuk ta kam thânë:
Mit i dashnisë je për mue, NÂNË!