Nata

10 Nëntor, 2022 - 11:59 pm

Poezi nga Ali Podrimja.

E lehtë dhe e butë
si hapi im
është nata në ty.

E dashur dhe e vrullshme
si kraharori i gruas
është nata në ty.

E qetë dhe e frikshme
si shikimi i vajzës së dashuruar
është nata në ty. /KultPlus.com

Të ngjajshme