18 Shkurt, 2022 - 9:15 pm
Poezi nga Xhabir Tabaku
nata asht dashnorja e poetit
dhe e vetmitarit
kanë marrëveshje;
nata me nxí – terr
vetmitari me andrrue
nata ik’ e bâhet ditë
vetmitari ndjehet i tradhëtuar-
natën tjetër pret
si maja malit kithin
në agshol dimni-
nata vjen me ngadalë, me brymë
yjet, hana, nata
dhe poetët në mjegull / KultPlus.com