Natë dashurie të pagjumë

24 Mars, 2022 - 3:29 pm

Federico García Lorca

Nata përmbi ne të dy me hënë të plotë,
unë që lotoja dhe ti qeshje.
Përçmimi yt ishte hyjni, ankesat e mia
çaste dhe pëllumba në zinxhirë.

Nata poshtë nesh. Kristal dhimbje
dënesa jote ndër thellësi largësie.
Dhembja ime një pirg agonie
mbi zemrën tënde të brishtë prej rëre.

Agu i ditës na gjeti në shtrat të bashkuar,
buzët tona duke gjerbur rrëkenë e akullt
të gjakut çurg që derdhej pareshtur.

Ndërsa dielli depërtoi nga ballkoni i ndryrë
dhe koralet e jetës degët lëshuan
mbi zemrën time të pezmatuar.

Përktheu nga spanjishtja: Elvi Sidheri./ KultPlus.com

Të ngjajshme