Natë në fshat

23 Korrik, 2022 - 10:13 pm

Poezi nga Shpëtim Selmani

Pemët fërkojnë fytyrën dhe qeshin,
Atdheu më i bukur është i errët,
Drita shtëpish kudo,
Darka të begatshme në kuzhina,
Rrushi pret të piqet,
Adhuron gojën e pangopshme njerëzore,
Simfonia e xixëllonjave argëton
Yjet që shfaqjen një nga një,
Qielli nuk pikturohet dot
Thotë një vogëlush që qan
I mashtruar nga arti,
Ca karamele në tavolinën e një
Shtëpie bëjnë kamping
Ndërkohë fare pranë tyre
Një shalqi ndahet në dy
Pjesë, thika pikon kuq,
Plaku shtrihet dhe thotë një lutje,
Një grua afër një pishe kafshon
Domaten, e lumtur. /KultPlus.com

Të ngjajshme