2 Maj, 2022 - 2:30 pm
Poezi nga Agim Vinca
Natë në Prishtinë
(Para bustit të Pjetër Bogdanit e Hasan Prishtinës)
Kur bie nata në Prishtinë
E dimri derdh shi e borë
Mblidhen kokë më kokë të dy
E kuvendojnë deri vonë
Kur bie nata në Prishtinë
E merr ngricë e bën acar
Pip mbi gur në çdo stinë
Ata – kryesogjetarë
Kur bie nata në Prishtinë
Qyteti ka ethe, e zë kolla
Ata s’shtinë gjumë në sy
Njëri te Kisha, tjetri te Shkolla
Kur bie nata në Prishtinë
E zjarri shuhet, bëhet hi
Ata na ngrohin shpirt e frymë
Tash treqind vjet a tre mijë
Rrafsh treqind a tre mijë
Të dy bashkë ata rrinë
Err e terr pa gjumë në sy:
Sa zgjat nata në Prishtinë?
1987 /KultPlus.com