‘Natën lutem mbi altar si maria, me ty të puthem’

11 Shkurt, 2022 - 11:30 pm

Poezi nga Herman Çuka

në një pikturë errante*

natën lutem
mbi altar si maria,
me ty të puthem!

buzët më marrin flakë,
trupi më digjet
ngadalë…
heshtja jote më vështron
e dehet po ngadalë në agoninë e djegjes time,
me ironikën e përçmimit
mbi ndjesinë
e bukur në gjininë femërore

se ti je mbret’ i unit!

paskëtaj me këpuckë
të artë shkel mbi atë tim’pluhur,
e nis ditën në atë trafik material e organik,
gjysëm të dehur nga
e djeshmshja
e pasmasturbimit
t’atij qytetit tënd me plot tatuazhe;
me gra të lënduara
e burra
me fizionomi
të uritura…
nga ca fotografi
me retushe
abstrakte!
*

të gjitha këto në histori
dekadente të përmjerra
nga çdo natë e shkuar
mbas marrjes së morfinës,
e dozës së freskët antivirale
si dozë antindjenje….

por unë e çmëndura e largët,
si nga bot’ e ëndërrimit,
çdo natë vijoj ti lutem altarit
për puthjen… si dënim i tim mëkatit / KultPlus.com

Të ngjajshme