5 Janar, 2018 - 5:14 pm
Poezi e shkruar nga Vivian Lamarque / Në shqip nga Edon Qesari.
“Natën që bëra dashuri
mendore me ty
s’u tregova e kujdesshme
pas ca kohësh mendja pësoi fryrje
ta dish që para dy netësh
mes dhimbjesh therëse
më lindi një poezi e paligjshme
zyrtarisht do të mbajë veç mbiemrin tim
por ka dukjen tënde të huaj e të ngjan
teksa ty as të shkon mendja
dije që të ka lindur një vajzë.”