Ndarja

28 Qershor, 2019 - 11:30 pm

Poezi nga: Nina Berberova
Përktheu: Faslli Haliti

Një ndarje është si një tregim i tmerrshëm.
Fillon një natë
Dhe s’mbaron më.
Kuajt bënin zjarr me potkonjtë e tyre
Disa fëmijë të pagjumë bërtisnin
Gjeli ngjirej më kot kur shihte një agim të tillë
Në zjarret muzgëllore,
Rruga vraponte pas pluhurit
Dhe ti niseshe. Ndarja
Është si një tregim i tmerrshëm
Kur ikën përtej detit
Nuk mbaron kurrë.

Ndarja është si kërcëllimë nate
I varganit të karrove. Zhduken përgjithmonë
Në hendekë të thellë me ujë, të burgjeve,
Në burgjet e akullt të Bukenvaldit,
Në ferrin tifoid të Ravensbrukut.
Mbaj mend si shqyheshe
Për këtë botë të dashur,
Mbaj mend si qeshje
Si bekoje ata që kishe përreth,
Për mua qielli gjelbërosh,
Qyteti, kalimtarët…
Shpresa, është si kërcitja
E rrotave – mbi zemër.
Shpresa është si një vajtim i gjatë
Që murmurit për dikë:
Është përlotim i rrethimit të Moskës,
Rrethuar si nga një unazë
Nga të shtënat e topave
Mbi monumentet, mbi pallatet,
Mbi kufomat, mbi akullin
Ndërsa atje
Mbi bregun e detit të kaltër
Jetonte një plak dhe plaka e tij…
(Nëna ime shpesh më fshinte sytë
Me cepin e dantellës së saj)
Ndarja është si një vajtim i gjatë
Kurse takimet nuk ekzistojnë.

Të ngjajshme