10 Prill, 2020 - 5:00 pm
Shkruar nga Kostandin Kavafis
DRITARET
Përktheu Aristotel Spiro
Ndër këto dhoma të errëta ku kaloj
ditë të rënda, endem rretheqark
për të gjetur dritaret. – Kur të çelë
një dritare, do të kem ngushëllim. –
Por dritaret nuk gjenden, ose nuk mundem
t’i gjej. Dhe ndoshta më mirë të mos i gjej.
Ndoshta drita ka për të qenë një tirani e re.
Kushedi ç’gjëra të reja do zbulojë.