10 Mars, 2022 - 11:15 pm
Poezi nga Herman Çuka
për heshtjet e tua
nuk ka nevojë
kjo lodhje e kohëve të mia
tashmë
ku kalon emri yt dorën
më shtrëngojnë
mashtrimet e këtyre
dimrave të egër
me mungesën
që bën diellin
e pritjes të vakët,
ndërsa tutje horizonti
përflaket
nga një luftë
e gjallë;
që djeg dhe udhën
ajrore të zogjve të pranverës
ka raste kur jo vetëm lufta dhe vdekja por dhe heshtja e pritjes,
sabotojnë profilin e bukur të jetës
por dashuri’ e saj u hap gjithmonë një udhë të re shpëtimi dhe dallandysheve / KultPlus.com