Ndihmomëni të qesh

14 Shkurt, 2022 - 11:59 pm

Poezi nga Trifon Xhagjika

Nuk mundem,
………………….. nuk mundem,
nuk mundem.
E pashë Atdheun lakuriq,
(vetëm pa miq e shokë)
mundohej të këpusë një degë dafine
nga lavdia e shekujve.
Atdheun e dija të urritur!
Por sa i vogël qenka!
As një degë nukë e kepuste dot.
E mora për dore
ta rrit në zemrën time…
Vëllezër-
Po e kërkuat Atdheun,
e kam unë.
Ndihmomëni të qesh.
Ndihmomëni të gëzoj.
Atdheu është lakuriq!

1963 / KultPlus.com

Të ngjajshme