8 Maj, 2024 - 3:03 pm
Poezi nga Ibrahim Berisha
Ndoshta jem
Ndoshta jemi këta që nuk jemi
Sikur na vetë
Krimba të përsosur fluture
Nëpër fijet e flokëve
Kërmij që hamë gjethet
Një nga një
Në kopshtin e fëmijëve
Apo ndoshta jemi
Pështymë e tharë
Nëpër mjekrën e murit
Po kaq hije e vogël
Duke i kënduar me zë të madh
Muzgut të mjegullës
Ndoshta nuk jemi këta që jemi
Sikur na vetë.