25 Prill, 2022 - 4:30 pm
Nga Sam Cooke
Përktheu: Nuhi Sadiku
Jam lindur pranë lumit
Në një tendë të vogël
Dhe porsi lumi, që atëherë
Kam lëvizur.
Ka kaluar shumë
Shumë kohë e gjatë, por e di
Ndryshimi do të vijë
Po, do të vijë.
Është bërë e vështirë jetesa
Ama frikësohem të vdes
Se nuk e di ç’ka atje
Qiellit përmes.
Shkoj në kinema
Dhe zbres në qytet
Dikush vazhdon të më thotë:
“Mos u sorollat!”.
Pastaj shkoj te vëllau im
I them: “Më ndihmo të lutem, vëlla”
Por, nuk i intereson
Më godet
Dhe në dy gjunj më rrëzon.
Ka kohë që kam menduar
Se shumë gjatë s’mund të duroj
Por, tash jam i kalitur
Të vazhdoj.
Ka kaluar shumë
Shumë kohë e gjatë, por e di
Ndryshimi do të vijë
Po, do të vijë. / KultPlus.com