Në beben e syve të mi

22 Gusht, 2024 - 5:01 pm

Poezi nga Rafael Alberti. 

Do t’ i mbart të pashlyer
në dy sytë e mi.
Në beben e syve të mi.

Kur të mbërrij do t’i shohin
e do thonë:
– Ka lumenj,
edhe kuaj në dy sytë e tij. 

Shpirti i peizazheve të tjerë
më ka mbetur në sy,
i përgjumur.

S’e ndieni? Ç’ujëra të largëta
e ç’kuaj të shastisur
kalojnë lehtë-lehtë në dy sytë e mi. 

Në beben e syve të mi./KultPlus.com

Të ngjajshme