25 Nëntor, 2022 - 2:01 pm
Ibrahim Berisha
Të qëndisura nëpër mure
Ata goblena
Ngjyra ngjyra plot pupla të thara
Të kafazit.
Por aty ende një zog
Sqepari sa një vegim
Flet vetëmevete: Po, është koha për ta hapur
Derën e këtij kafazi
Por nuk ka kush të vdesë brenda
As edhe një sekond
Pa mua. / KultPlus.com