24 Nëntor, 2023 - 7:31 pm
Poezi nga Sergej Esenin
Në freskinë e një vjeshte është bukur,
të dridhet shpirti si gjethe mbi mollë –
dhe të shohësh parmendën e diellit
si çan sipërfaqen e lumit, ujin kaltror.
Është bukur të shkulësh nga trupi
Gozhdën e nxehtë të një kënge
dhe me fustan të bardhë festiv
të presësh trokitje në derën tënde.
Unë mësoj me zemër, mësoj, të ruaj
në sytë e mi lulen e egër të qershisë
Vetëm vetpërmbajtja ndjenjat ngroh
Kur një krisje e hollë gjoksin e gris.
Në heshtje kumbon kambanorja e yjeve,
Për mëngjesin çdo gjethe është një qiri.
S’do lejoj të futet në dhomën time askënd
s’kam ndërmend t’i hap derën kujt assesi./ KultPlus.com