Në fund të kokrrizave të rërës

2 Maj, 2018 - 12:30 pm

Poezia e shkruar nga Mimoza Erebara.

Më thonë :-Jeto!
Më thonë:
Se ajri është i yti
Dhe dielli i gjithi për ty
Macja të përshëndet me mjaullimë
Veç ty,
dhe Ulliri
atje në fund,
freskinë për ty e ruan
më thonë me ngulm :-Jeto!
Po rruga nuk është krejt e imja
Majtas, dritare të gjelbërta,
djathtas, dritare të kaltërta,
lart, tela të mbushur plot rroba
ngjyra-ngjyra,
pa identitet,
që presin të thahen nën diellin
në rrugicën e ngushtë
ku duhet të them
deri tek ulliri, atje në fund
–Erev Tov! Erev Tov!
Dhe të gjej në gurin e kalldrëmit
Kokërrizat e mia të rërës së shpirtit
T’i gjej sa nuk është vonë,
duhet t’i gjej edhe kështu si jam,
trup-trung e kaltër si qiell
sy-shpirt e gjelbër si bar
Erev Tov (hebr.)-Mirëmengjes./KultPlus.com

Të ngjajshme