13 Tetor, 2019 - 11:33 am
Poezi nga Dije Demiri-Frangu
Bërtas e thyej qiellin, e shpoj me zanoret e shpirtit
Copa të kaltra të zeza na bien buzëve
Derisa shtrëngohemi si dy të humbur
Shkunden yjet si copa ari të shkrirë bien
E na o sa të pasur bëhemi
Thyejmë gishtërinjtë në shtrëngim duarsh e lidhim
Sërish një nyje jete
Unë thyej qiellin për ty, e shpoj shosh e nis e bie mëshirë e bie
dashuri në formë pikash të mëdha sa arra
E zbrazi qiellin të tërin në shpirtin tim
Në shpirtin që ta jap pastaj ty
-sa do doja te jemi bashkë në funeralin e çdo dielli
Në mes reshë të fshihemi
E të luajmë lojën, hapi sytë –u fsheha