25 Korrik, 2021 - 8:22 pm
Poezi nga Ismail Kadare
Në kohën kur të desha,
Mendimet për ty më mbulonin natë e ditë.
Ashtu si Vezuvi që me hirin e tij,
Mbulonte Pompeun me periferitë.
Por koha shkoi.
Tani lava e ftohur,
Plehëron të gjatat rreshta të të mbjellave.
Ndërsa mendimet për ty,
Plehërojnë rreshta poezish të kthjellëta. / KultPlus.com