Në mjegull

5 Korrik, 2024 - 11:00 pm


Poezi e shkruar nga Hermann Hesse.

Sa çudi të endesh në mjegull!
Çdo gur e kaçubë në vetmi,
Asnjë dru s’i sheh drurët e tjerë,
Vetëm gjithkush rri.

Plot miq bota ime pat qenë,
Kur jeta kish dritë ende.
Tani që kaq mjegull ka rënë,
Asnjërin s’e shoh as më sheh.

I mençur nuk është, pa fjalë,
Ai që terrin s’kupton.
Se si fshehtësisht ngadalë,
Nga gjithçka e veçon.

Sa çudi të endesh në mjegull!
Jeta bëhet vetmi.
Asnjeri nuk njeh njerëz të tjerë,
Vetëm gjithkush rri./KuktPlus.com

Të ngjajshme