24 Tetor, 2021 - 6:30 pm
Poezi nga Marina Cvetaeva
Në peshën e mjerimit tim
ti sheh dhe hedh ndaj meje fjalë…
Je monument, jam fluturim,
je gur në vend, jam këngë e gjallë…
E di, se majin plot freski
një hiç e ka në tokë amshimi…
Por jam një zog në lartësi
dhe ligj më mbushet fluturimi…/KultPlus.com