25 Dhjetor, 2021 - 8:30 pm
Ne
Ne lindëm në kasolle të vogla me çati llamarine
Në vrimat e të cilës, po të kishe fat
Shfaqej një copëz hënë
Si djathë në një çark minjsh
Ajo që duket, është.
Por ne hodhëm sytë mbi majat e pemëve
Dhe kaluam kallamishtet në këneta me varka të bëra vetë
Dhe të zhveshur ngjitem majat
Xhaketa që kemi veshur
Mban akoma erën e babës
Prandaj,
Prandaj nuk jemi si ju
Zotërinj
–Poezi e shkruar nga Flamur Dardeshi, fitues i çmimit të dytë në konkursin mbarëkombëtar të poezisë ‘KultStrofa’, organizuar nga gazeta online për kulturë KultPlus./KultPlus.com