2 Dhjetor, 2018 - 9:30 pm
Poezi e shkruar nga César Vallejo
Shqipëruesi: Kolec P. Traboini
Në qoshkun ku dikur fjetëm së bashku aq netë,
jam ulur tani
në prag të ikjes së fundit. Divani i dashurisë së
vdekur është hequr, a kush e di, ka qenë veç
në kalim.
Ti shpejt iu ktheve punëve të tjera
dhe tani nuk je më këtu. Në këtë qoshk
ku, mbështetur pas teje, lexoja një natë
në mes bisedës mbi tenderët. Më kujtohet
një histori nga Daudet. Është qoshku
që dua më shumë. Mos e vër në dyshim.
Gjithmonë do të kujtoj ditët e
verës së humbur, ardhjet e ikjet e tua,
pakëz ose shumë e zbehtë, nga dhoma në dhomë.
Në këtë natë me shi,
kur jemi aq larg, drithërohem nga zhurma e papritur.
Janë dy dyer, hapen dhe mbyllen,
dy dyer që nën ecejaket e erës, përplasen
hija pas hijes.