7 Gusht, 2019 - 5:15 pm
Shukrije Gashi
Në vend të përkujtimit: Mikes time, Burbuqe Rushiti
Një ditë kur trupi lodhet nga ne
biem si një gjethe vjeshte
e nuk vdesim kurrë për ata që na duan
nga pikëllim i thellë ngushëllimin
për ikjen tënde
ende gjeta asnjë fjalë mike
veç rrënqethjes në lëkurë deri në rrënjë floku
një mallëngjim trishti më shkreptiu në mendje
mu kujtuan fjalët e tua
”saherë të kaplon mërzia folë me mua e me miqë
ne jemi mehlem për varrë!”
Kujtova e kalove zezonën gri ç’moti
anipse rrallë fole për te
fushë e bleruar me lule ishte buzëqeshja jote
si dje e nesër anipse nuk u përshëndetëm
saherë do të më merr malli për Ty
e pikëllim t’më ngjitet pelim n’ gurmaz
do të kërkoj prehje n’ të qeshurat tua
shpirtin tënd gazmor që veç dashni diti me fal
shumë e pa hire
Vera po ikë e gjethet sërish do t’ bien
e ne mund të ikim bashkë me to pas një stuhie
pa shumë zhurmë
Nuk kam dëshirë ta kujtoj agoninë e mungesës tënde
as idhnimin për trishtin pelim
mbrëmë shumëherë e shpalosa faqen e facebook-ut
tënd vetëm deshta ta rimbush zemrën time me Ty…