9 Prill, 2022 - 11:48 pm
Poezi e shkruar nga Dritëro Agolli.
Në vendin tim e në vendin tënd
E shpojnë lakrën, i hedhin mënd.
Në vendin tim e në vendin tënd
Ty te kruhet, tjetrit i dhëmb.
Në vendin tim e në vendin tënd
Hënën si petull e pjekin në shkëmb.
Në vendin tim e në vendin tënd
Një i çmendur, një vend e çmend. /KultPlus.com