14 Shtator, 2019 - 11:04 am
Poezi nga Migjeni
Në vendin tonë
kudo valojnë
flamujt e një melankolie
të trishtueshme…
…dhe askush s’mund të thotë
se këtu rron
një popull që ndërton
diçka te re.
Aty këtu në hijet
e flamujve
mund të shifet
një mund, një përpjekje
e madhe përmbi vdekje
për të pjellë diçka të madhe,
për të qitë në dritë një xhind!
Por,(o ironi)
nga ajo përpjekje lind
vetëm një mi.
Dhe kështu kjo komedi
na plas diellin e gazit,
nsa prej marazit
pëlcasim
Në prakun e çdo banese
ku ka ndonj shenj jetese
valon nga një flamur
melankolie të trishtueshme. /KultPlus.com