6 Mars, 2022 - 7:47 pm
Nën pullazin e absurdit
Krahët mund të të gërvishten rrugëve
e ta humbasësh orientimin
është sall çast
mundësi takimi me veten
Buzët mund të të bëhen shkrumb
ca pikla ujë diku pikojnë
dëftim të shohësh
Matanë gjithmonë
në pritje të humbjeve
për t’i shndërruar në fitore
e më pas për të lëvizur
nën strehën e absurdit – n’liri /KultPlus.com