22 Qershor, 2018 - 2:30 pm
Poezi nga: Giuseppe Ungaretti
Përktheu: Sulejman Mato
Kur zemra të ndjejë rrahjen e fundit
dhe të shembet hija ime projektuar në mur
për të më çuar gjer te i Plotfuqishmi
si dikur, ti dorën ke për të ma zgjatur, o nënë
Përulur në gjunjë përpara të Plotfuqishmit,
porsi një statujë, fytyrë mermer,
do të ngresh ti dorën drithëronjëse
dhe krahët e plakur si atëherë.
Duke i thënë: ”Ja tek më ke, O Zot!”
Dhe vetëm atëherë, kur të më ketë falur
do të të ndizet dëshira për të më parë,
do kthesh sytë drejt meje, sa shumë më ke pritur,
një psherëtimë të shpejtë do të lëshosh plot mall.