8 Prill, 2021 - 11:55 pm
Poezi nga Kujtim Paçaku
Këngë e zezë
Nënë ku i kam vëllezërit
I kanë vrarë …
Po babai ku është nënë
Nuk u kthye …
As qeni i shtëpisë nuk dëgjohet
E helmuan …
Nënë këndoma një këngë
Zëri më është shtjerrë o bir …
Më jep pak bukë nënë
S’kemi asnjë dromcë …
E cdo të hamë sonte moj nënë
Do të kafshojmë dhimbjen tonë
E do të dehemi me lotë … / KultPlus.com