26 Nëntor, 2019 - 7:39 pm
Nga Dritëro Agolli
Më lër të bie në preherin tënd të ngrohtë
O hallemadhja ime shekullore!
Të puth duart e tua , më të mirat në botë,
I ngazellyer të hesht me heshtje foshnjore;
Duart e tua që u rregjen nga puna
Dhe gishterinjtë që zunë kallo nga këmbëzat e dyfekeve,
Dhe supet që u varen nga xhokja e nga guna,
Dhe mesin që u hollua nga gjerdanët e fishekëve,
Dhe ballin që rrudh e u lërua nga mendimi,
Dhe beben e syrit që u mpreh nga shënjestra,
Dhe këmbet që u zmadhuan nga ecja e mundimi
Dhe qerpiket që u dogjen nga baruti në shkrepa…
Ti sytë lan në mëngjes me ujin e krojeve të maleve
Ti lleret lemon në mëngjes me shkumën e deteve,
Ti faqet fshin me peshqirin e madh të livadheve,
Ti floket lyen me lëngun e luleve te bjeshkeve…
Dhe çdo mëngjes behesh më e re dhe përze zhubra e
rudha
Ne rrimë në prehrin tënd e dorën na shkon në flokë
Thinjët na fshin kur gjunjët na dhëmbin nga udha,
Lodhjen na heq kur zgjuar na tretesh mbi kokë…
Qëndroj para teje,
Ja tek më ke,
Në krahët e tua,
Mua,
Birin tend, shembëllimin e qenies tënde,
Atë që tha sa hapi sytë
Në djep:
“Te dua!”
Dhe fjalën e peshës së rënde e ruajten malet e rënde..
Gjithë dashuritë për nënat që janë e do vijnë
Në prehrin tënd të madh i kam vëne,
Gjithë dashuritë për gratë, për shokët e miqtë
T’i kam sjelle t’i ngrohesh o nënë!
Jeton dashuria per ty, se birin tend s’e thau
civilizimi .
S’e thau shekulli i atomit dhe i zbritjes në hënë;
Në buzët e plasura s’iu vyshk belbëzimi,
Belbëzimi i foshnjes që përgjerohet për nënë.
Biri yt di te ulet në sofrën që shtrojnë fshatarët
në oborr,
Sic ulet në banketet që shtrojnë kryeministrat;
Biri yt di te hyje në laboratorin termobërthamor,
Siç hyn në arën ku zgjatin mustaqet misrat…
Çdo gjë që më dhe trashëgim e kam mbajtur
Kudo që kam shkuar ,
Kudo që kam vajtur.