19 Prill, 2018 - 3:40 pm
Poezi nga Avdush Canaj.
Në rrugë më gjakosin,
M’i vejnë prangat, më burgosin,
NËNËS s’ia kthej shpinën.
Ma mbyllin edhe Dritën,
Ma ndalin edhe Rritën.
NËNËS s’ia kthej shpinën.
Ma thyejnë lapsin, vizoren…
Ma djegin Abetaren, Fletoren…
NËNËS s’ia kthej shpinën.
Ma rrënojnë oxhakun,
Në fyt ma lidhin Lakun,
S’ia kthej shpinën NËNËS.
E ngre zërin deri te Retë
Tjetër NËNË nuk kam në jete.
Për të në flake digjem – kallem,
si feniksi përsëri ngjallem./KultPlus.com