‘Nëpër fusha e nëpër male, fryn murrlani me stuhi’

9 Mars, 2022 - 2:00 pm

Poezi nga Ndre Mjeda

Dimni

Nëpër fusha e nëpër male
Fryn murlani me stuhi
O murlan, njat frymën ndale
Ndal ti, o akull, mos më ngri.

Mos ma ngrini këtë pikë gjak!
Struku, struku, i shkreti plak.
Po del dimni me kosë në dorë,
Gjeth e bar i ka kositë;
Qet ballkoni pjalm e borë,
E pla-shkreta, tue mërdhitë,
I thotë veit me za pak:
Struku, struku, i shkreti plak./ KultPlus.com

Të ngjajshme