‘Nëse kemi qarë për dashurinë, na i ka fshirë lotët’

2 Shkurt, 2023 - 11:59 pm

Poezi nga Muhamed Kërveshi

Nëse
kemi folur për dashurinë
-është rritur

Nëse
kemi shkruar për dashurinë
-është zbukuruar

Nëse
kemi përqafuar dashurinë
-na ka dhuruar ngjyrën e saj

Nëse
kemi qarë për dashurinë
-na i ka fshirë lotët. / KultPlus.com

Të ngjajshme