4 Maj, 2018 - 2:02 pm
Poezia “Nëse do të dish të më qëndrosh pranë”, një poezi e këndshme e Pablo Nerudës.
Nëse do të dish të më qëndrosh pranë,
dhe mund të jemi të ndryshëm,
nëse dielli do të na ndriçojë të dyve
pa i prekur hijet tona,
nëse do t’ia dalim të jemi “ne” në mes të botës
dhe bashkë me botën të qajmë, të qeshim, të jetojmë.
Nëse në çdo ditë do të zbulojmë ata që jemi
dhe jo kujtimet se si ishim,
nëse do ta ndihmojmë njëri-tjetrin,
pa e menduar kush do të jetë i pari dhe kush do të jetë i fundit,
nëse trupi yt do të këndojë me trupin tim, sepse bashkë është kënaqësi…
Në këtë moment do të jetë dashuri
dhe nuk do të ketë qenë e kotë të prisnim kaq gjatë./KultPlus.com