9 Janar, 2020 - 7:16 pm
Poezi nga Alban Nuredini.
Më jepni kohë
ju të paduruar
ju të padalë
ju, që jeni lodhur duke pritur
ju dembelët që keni vdekur në gjumë të ditës
ju të tepërtit e kësaj bote
ju të varfër
më jepni aq sa keni mundësi
aq sa mundeni
Ta ngjallë edhe një përbindësh
më jeni kohë
ju të penduar
zjarrin e Eskilit
të fshehur në zemër
hapat e vjedhura të dhelpërisë
së një nate
m’i jepni,
gjitha dështimet
premtimet e bëra si dashurinë
në qoshe!
ëndrrat që s’u bënë kurrë
kohën e humbur në libra
të ndyra, që nuk vlejkan hiç asgjë
t’i vjellë të gjitha
pa më mbaruar ëndrra
në k’të vend
nëse zgjohem Njeri!