‘Nga hiri im do të fluturojë feniksi’

14 Janar, 2022 - 7:00 pm

Poezi nga Mirko Gashi

Geizeri

Me çdo varg
digjem
vestalet më ruajnë
në bebëza
tmerrohen
prej mendimit
se uji do të më shuajë
të mjerat ato
të gjalla
do t’i varrosin
një ditë
kur zogjtë nëpër degë
do më cicërojnë

Nga lotët
e vestaleve të varrosura
do të gufojë geizeri
nga hiri im do të fluturojë feniksi / KultPlus.com

Të ngjajshme