2 Tetor, 2022 - 5:41 pm
Nga Ali Asllani
Ti përhera në shtëpi
dhe përhera puth e pi
Pi e puth
si një zog i zën’ në kurth
përpëlite nëpër odë,
mbush një godë e zbraz një godë
dhe me fletë për poezi
Përgëzohem or’e ças,
nga një bot’ në tjetrën shkas
rreth për ty me zotin flas!
Syri puthet, gota pihet,
numri tyre s’mund të dihet,
kurse zemrat dashurohen,
gotat puthjet s’numërohen!
Un’ kam vjershën edhe pijen
po je ti që u jep shijen
pija ime, shija jote
un’i gjithë hija jote! /KultPlus.com