Ngaherë në pritje

2 Maj, 2022 - 1:00 pm

Poezi nga Dritëro Agolli

Sërish të pres të vish:
Na qënka jeta pritje
Në shpirt, në gjak, në mish,
Në gaz e në mërzitje.

Dhe unë e them ta dish:
Sa dukesh ti në derë
Pranvera hyn në shpirt
Dhe shpirti në pranverë./KultPlus.com

Të ngjajshme