12 Prill, 2022 - 11:59 pm
“Stuff I’ve Been Feeling Lately” nga Alicia Cook
Veprimet e mia t’gabueme
ma randojnë gjoksin,
duke m’shtyp’ pa ndalë
me m’thye çdo brijë,
me shpresë me m’hy n’zemër
për me ma shkatërrue krejt
edhe ma t’mbramen thërmijë
të qenies teme
t’ma herëshme.
Po ndodhi kjo,
po mu prek thelbi i shejtnisë
kam mbarue me t’tana.
Kam me humbë çdo grimcë
të identitetit t’em.
Nuk muj’ me shkue hupë.
S’kam send mbas shpirtit.
” I can’t lose me.
I’m all I’ve got”.
Shqipëroi: Xhabir Tabaku / KultPlus.com