13 Janar, 2022 - 10:30 am
Poezi nga James Joyce
Shqipëroi Orjela Stafasani
N’heshtje ajo âsht tu u krehë
Tu i kreh flokët e gatë
N’heshtje dhe me nur
Në nji atmosferë me t’u kând’
Dielli n’gjethet e shelgut bie
Dhe mbi barin me ngjyra,
Dhe ajo flokët e saj të gatë
I kreh te pasqyra.
Po t’lutem, ndalu e mos i krih,
Mos i krih flokët e tu të gatë
Për to kam dëgju’ nji magji
Nën nji atmosferë me t’u kând’.
Që e len ashtu dashnorin
as n’qëndrim as n’ikje
gjithçka e mirë, n’atë atmosferë
Dhe me plot shpërfillje./ KultPlus.com