5 Nëntor, 2019 - 10:24 am
Shukrije Gashi
Më lejoni të vallzoj me valsin e vdekjes bukur
madhrishëm e vertikalisht
tej pragut tjetër
jam dashuaruar në dhimbjen njerëzore
ç’moti edhe nesër
kurrë s’do tua shohë më surratin
hijenave me fytyrë njeriu
që kundërmojnë gjak djaloshi
të njomë vrarë me pahir
në ditën që veç hijenat
atë e pane
Veshur me këmishën e trishtit
po ndihem e fortë vetëvetja
Miq më lejoni të çmendem sonte
t’i shkulë flokët në valsin e vdekjes
një baladë mënxyre
më është ngjitur në shpirt
e po ma zë frymën
po më pëlqejnë lotët dhe ofshamat
zëshëm
nuk po e ndjejë më dëshirën për jetuar
rrethuar me çakej… /KultPlus.com