Një grua që kishte dashuruar shumë

19 Shtator, 2018 - 11:00 am

Poezi nga Xhevdet Bajraj.

Një grua e shndërruar në një grusht dheu
ende e mban mend
që dikur kishte dashuruar shumë
aq shumë
sa tani nga ajo
në një fushë pa Zot
mbinë lule

Nganjëherë
por vetëm nganjëherë
kafshët u afrohen
i nuhasin ato
e dridhen
pastaj e lëshojnë një zë
të dhimbshëm
si në ditën e parë të botës/ KultPlus.com

Të ngjajshme