8 Shkurt, 2022 - 7:30 pm
Poezi nga Xhevdet Bajraj
Një grua e shndërruar në një grusht dheu
ende e mban mend
që dikur kishte dashuruar shumë
aq shumë
sa tani nga ajo
në një fushë pa Zot
mbinë lule
Nganjëherë
por vetëm nganjëherë
kafshët u afrohen
i nuhasin ato
e dridhen
pastaj e lëshojnë një zë
të dhimbshëm
si në ditën e parë të botës. / KultPlus.com